Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë gjatë ditës së djeshme (28 nëntor) ka realizuar kontrolle në komunikacion lidhur me parakalime të parregullta.
Nga SPB Tetovë thonë se gjatë kontroll aksionit të realizuar, në qytetin e Tetovës janë kontrolluar 40 vetura, prej të cilave 20 kanë kryer parakalim të parregullt, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Gjashtë makina kanë kryer parakalim në kthesa-vizë të plotë dhe 14 kundërvajtje për parakalime të ndryshme, ku për kundërvajtjet e konstatuara janë përgatitur 19 fletëpagesa të detyrueshme për kundërvajtje dhe 2 fletëpagesa për kundërvajtje”, thonë nga SPB Tetovë.
Ata shtojnë se gjatë kontrollit në qytetin e Gostivarit, janë kontrolluar 22 vetura, ku 14 prej tyre kanë kryer parakalim në mënyrë të parregullt.
“Gjashtëmbëdhjetë kundërvajtësve u janë përgatitur fletëpagesa për kundërvajtje, derisa
gjoba për këtë lloj të kundërvajtjeve është prej 45 euro deri 300 euro në kundërvlerë të denarit, varësisht prej llojit të parakalimit të kryer”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë./Telegrafi/