Agjencioni për Ushqim dhe Veterinari (AUV) këto ditë ka ushtruar kontrolle të rrepta nëpër mishtore ku kanë marrë mostra të mishit dhe është konstatuar se në shumicën e mishtoreve mungon dezifektimi dhe dezinsektimi.
Gjithashtu, nëpër mishtore është vërejtje edhe vendosja jo e rregullt e mishit nëpër vitrina dhe mungësa e pastërtisë nëpër rafte. Transporti jo i sigurtë i mishit prej në therrtore deri në mishtore ka qenë gjithashtu problem për kontrollë ndërsa disa nga mishtoret kanë pasur mungesë edhe të licencave të punës, shkruan Telegrafi Maqedoni.
414 kilogramë mish janë asgjësuar. Këto masa janë marrë pasi mishi i asgjësuar nuk ka përmbushur kushtet për të punuar.
Nga AUV thonë se prej dhjetorit janë në ”gjah” të mishtoreve për të gjetur parregullsi që do të ndikonin në prishjen e kualitetit të mishit që qarkullon në treg dhe do të ndikonin në shëndetin e qytetarëve. /Telegrafi/