Inspektorati shtetëror për punë në kontrollet e kryera gjatë verës në objektet e gastronomisë në shumë qytete të vendit, ka hasur në 19 punëtorë të pa paraqitur, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç informojnë nga Inspektorati, janë sjellë vendime sipas të cilave punëdhënësit janë të obliguar të nënshkruajnë kontrata për punësim në kohëzgjatje të pacaktuar dhe në tremujorin vijues të mos e ulin numrin e të punësuarve në ndërmarrjet e tyre.
Kundër këtyre pronarëve të ndërmarrjeve, sipas Inspektoratit, janë dorëzuar edhe kërkesa për kundërvajtje.
Gjatë mbikëqyrjeve janë konstatuar edhe parregullsi në lidhje me evidencat për orarin e punës, punën me orar të zgjatur, mosdhënien e pvrllogaritjeve të pagës mujore si dhe mospërfilljen e shtesës për punë në të kaluarën, për çka janë sjellur vendime për tejkalim të këtyre parregullsive.
Inspektorati shtetëror për punë në periudhën e ardhshme do tv vazhdojë me mbikëqyrje të përforcuar në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve./Telegrafi/