Telegrafi

Kontrolle në një subjekt juridik në Shkup, gjenden 7 shtetas turq që punonin pa leje në vend

MPB njofton se sot (01.10.2024), pas informatave të marra paraprake operative, zyrtarë policorë nga Departamenti për të huaj në qendrën rajonale për çështje kufitare, në bashkëpunim me inspektoratin e punës kanë kryer kontroll në një subjekt juridik në Shkup.

Gjatë kontrollit u gjetën shtatë shtetas turq, të cilët punonin në mënyrë të paligjshme në vend.

“Personat janë ndaluar në Stacionin Policor Kisella Vodë dhe gjatë ditës në Gjykatën Themelore Shkup 1 kundër tyre do të parashtrohet kërkesë për ngritjen e procedurës kundërvajtëse për kundërvajtje të kryer nga Ligji për të huajt, në kundërshtim me nenin 23”, njoftojnë nga MPB.