“Me datë 03.12.2022, zyrtarë policorë nga SPB Shkup – Njësiti për tregti të paligjshme, Njësiti policor për intervenim, ekipi operacional bastisje dhe Departamenti për operacione speciale policore kanë kryer kontrollë në objektet hotelierike në zonën e fshatit Haraçinë, Shkup.
Gjatë aksionit është arrestuar personi A.D (40), punonjës në një nga lokalet. Atij iu gjet një pistoletë tip “TT” dhe një kornizë me tetë fishekë.
Personi është mbajtur në stacion policior dhe pas dokumentimit të çështjes ndaj tij do të bëhet kallëzim penal.
Ndryshe, në kuadër të kontrollit aksionar, është kryer kontrollë ndaj 54 personave të hasur në objekte hoteliere dhe në 11 vetura”, thuhet në njoftimin e MPB-së.