Site icon Telegrafi

Kontrolle falas në Maqedoni për fëmijët me probleme në të folur

Nën moton “T’u ndihmojmë fëmijëve me probleme në të folur”, shoqata “Interakcija plus” nga Shkupi organizon aksion, i cili do të zgjatë deri më 5 shkurt.

Shoqata do të organizojë kontrolle logopedike dhe defektologjike falas, për fëmijë të të gjitha moshave, me theks të veçantë foshnjeve dhe nxënësve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga shoqata thonë se qëllimi i këtij aksioni është të mos mbetet asnjë fëmijë pa kontrolluar dhe të ketë sa më pak fëmijë me probleme në të folur dhe probleme tjera.

Për caktim të termineve dhe informacione tjera, të interesuarit mund të drejtohen në numrat e telefonit 071-973-362 dhe 078-245-484, çdo ditë pune prej orës 13:00 deri 20:00./Telegrafi/

Exit mobile version