Policia e Kosovës sot ka dalë nëpër rrugët e Prishtinës për kontrolle në komunikacion.
Në bazë të fotografive të dërguara, më shumë se zakonisht sot u janë shqiptuar gjoba drejtuesve të makinave që nuk kanë pasur dokumentacionin përkatës me vete dhe atyre që kanë thyer rregullat e komunikacionit në kryeqytet.
Më herët KosovaPress raportoi se vetëm në dy muajt e fundit, si pasojë e fatkeqësive të komunikacionit, 18 persona kanë humbur jetën në nivel vendi.