Telegrafi

Kontroll falas për sytë e të lindurve para kohe

Shkurta gjatë ditës se mërkurë ka qëndruar në ethe për disa orë. 120 minuta e kanë ndarë për të kuptuar nëse foshnja e lindur para më shumë se katër javësh rrezikohej të jetonte me pasoja gjithë jetën.

Vajzën të cilën e mbante në krah e kishte lindur në javën e tridhjetë e tretë të shtatzënisë. Rreth shtatë javë para kohe. Lindja e fëmijës së parë, 28-vjeçaren e kishte gëzuar. Por frika për pasojat e lindjes së parakohshme e ka mbajtur deri të mërkurën e kësaj jave, shkruan sot Koha Ditore.

Përveç Shkurtës, të mërkurën në Klinikën e Neonatatologjisë në QKUK në radhë kanë pritur edhe gra të tjera më fëmijët në duar.

Kësaj klinike qe një muaj në krah i ka dalë klinika “Kubati” me ndërmjetësimin e organizatës “Aksioni për nëna dhe fëmijë”. Bashkëpunimi i tyre do të bëjë identifikimin e rrezikut të verbërimit të fëmijëve të lindur para kohe.