Nga kolegjiumi i redaksisë i ditores The Wall Street Journal
Kombet e Bashkuara më në fund tërthorazi po pranojnë se Izraeli kishte të drejtë: stafi i OKB-së ka marrë pjesë në sulmin e 7 tetorit të Hamasit. Për të shmangur përgjegjësinë, Agjencia për Ndihmë dhe Punë të Kombeve të Bashkuara [UNRWA] për dhjetë muaj luajti roli e të shurdhrit.
Izraeli siguroi emrat e 19 punonjësve të UNRWA-s të përfshirë në sulmin e 7 tetorit. Pas një raporti nga zyra e mbikëqyrjes e OKB-së, UNRWA nëntë prej tyre i pushoi nga puna. OKB-ja e pranon se provat ishin “të mjaftueshme për të arritur në përfundimin” se kjo nëntëshe “mund të kenë qenë e përfshirë në sulmet e armatosura”. Për nëntë të tjerët konsideron se provat janë “të pamjaftueshme”. Emrin e fundit Izraeli e dha gabimisht dhe u tërhoq.
Izraeli beson se provat ishin të qarta për 13 ose 14 vetë nga stafi i UNRWA-s, ku pjesa tjetër varet nga ajo se sa i duhet dikujt të bindet. UNRWA është ende e gatshme të gabojë në aspektin e punësimit të pjesëtarëve terroristë në masakrën më të madhe kundër hebrenjve – që nga Holokausti.
Agjencia nuk është reformuar. “Asnjëherë UNRWA nuk e ka njoftuar Izraelin se forca e Hamasit po shkelin neutralitetin e objekteve të saj”, thotë ambasadori Amir Weissbrod, i cili mbikëqyr punët e OKB-së në Ministrinë e Jashtme të Izraelit. “Asnjëherë, gjatë gjithë luftës”. Shpeshherë Izraeli i gjen terroristët brenda ose nën objektet e UNRWA-s.
Nëntë punonjësit të cilët UNRWA nuk po i pushon ishin anëtarë të Hamasit ose të Xhihadit Islamik – për këtë Izraeli është i sigurt. Izraeli thotë se dy mijë punonjës të UNRWA-s janë regjistruar në grupet terroriste, ku nuk përfshihen gratë anëtare. Kjo do të thotë se gati një në tre punonjës të UNRWA-s në Gazë janë anëtarë të Hamasit ose të Xhihadit Islamik. Pse ende mbahen në punë në kurriz të taksapaguesve perëndimorë?
Më 4 korrik, Izraeli ia dha UNRWA-s një listë paraprake me 108 punonjës të tillë dhe numrat e tyre të identifikimit. Por, agjencia nuk donte të pranonte verifikimin e Izraelit, duke kërkuar prova të klasifikuara të inteligjencës – një nga një për secilin punonjës. UNRWA e ka humbur kontrollin e punonjësve dhe tiparet e veta. Ajo duhet ta pranojë këtë, por beson se evropianët, të cilët vazhduan me mbulimin e shumicës së fondeve për agjencinë, do ta mbyllin një sy.
Çështja kryesore është se vetë UNRWA përbën shkelje të neutralitetit. Asnjë agjenci tjetër e refugjatëve nuk reziston ndaj zhvendosjes, duke i mbajtur refugjatët të indoktrinuar dhe të varur në kampe për tre ose katër breza, duke pritur për shkatërrimin e Izraelit “nga lumi në det”.