Drita ka vazhduar me prezantimin e futbollistëve, ku pasi kanë siguruar shërbimet e Kastriot Rapucës dhe Ilir Mustafës kanë zyrtarizuar edhe lojtarin e tretë.
Sulmuesi i talentuar Veton Tusha është përforcimi i tretë i gjilanasve në afatin kalimtar veror.
Reprezentuesi i Kosovës U21 ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me klubin gjilanas, kontratë e cila e mbanë atë të lidhur me Dritën deri në vitin 2027.
Njoftimi i plotë nga FC Drita:
Mirë se vjen Veton Tusha
Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë me lojtarin tonë më të ri, sulmuesin Veton Tusha i cili është ardhja jonë e radhës e këtij afati kalimtarë nga Dinamo City.
Vetoni është pjese e përfaqsueses së Kosoves u21, dhe do të jetë një forcë shtesë në repartin ofanziv për tenerin tonë Zekirija Ramadani.
Tusha ka nënshkruar kontratë 3 vjeqare dhe do të jemi së bashku deri në qershor 2027. Paq fat Veton. /Telegrafi/