Site icon Telegrafi

Kontratë pesë vjeçare – Chelsean gjen marrëveshje me trajnerin e ri 

Chelsea pritet së shpejti ta zyrtarizojë trajnerin e ri, pasi marrëveshja tanimë është arritur.

Pas largimit të Mauricio Pochettinos, drejtimin e skuadrës pritet ta marrë trajneri italian Enzo Maresca.

Ka qenë gazetari italian Fabrizio Romano që ka konfirmuar se marrëveshja është arritur, ku Maresca do të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare.

“Chelsea ka rënë dakord të emërojë Enzo Maresca si trajner të ri, ja ku po shkojmë”

“Kuptoni se marrëveshja është bërë tani me kontratë të vlefshme deri në qershor 2029, marrëveshje pesëvjeçare”.

“Ai gjithashtu do të përfshijë një opsion për t’u zgjatur deri në qershor 2030”.

Lexo po ashtu Arsyeja e vërtetë pse Maresca pritet të emrohet trajner i Chelseat

“Chelsea ka vendosur ta paguajë një klauzolë largimi të Marescas nga Leicesteri”, ka shkruar Romano.

Kësisoj për Marescan do të jetë aventura e katërt në Angli, pasi para se të emërohej trajner i Leicesterit, ai ishte asisten te West Ham United dhe Manchester City. /Telegrafi/

Exit mobile version