Telegrafi

Kontratë e re për Pepe?

Pepe do të jetë jashtë fushë gjatë gjithë sezonit për shkak të lëndimit, por Reali duket se tash, në mungesë të tij, po ia din vlerën këtij mbrojtësi.

Sipas sportives Marca, klubi spanjoll dëshiron të rritë moralin e portugezit duke i ofruar kontratë të re të vlefshme trefish më shumë se sa ai merr aktualisht.

Menaxheri gjeneral i Real Madridit, Jorge Valdano, është i gatshëm të fillojë negociatat për marrëveshje të re, që do të përfshijë një ofertë të vlefshme 5 milionë euro në sezon./Telegrafi/