Telegrafi

Kontratë e re për Handanovicin nga Interi

Interi thuhet se i ka ofruar kontratë të re Samir Handanovicit, pasi janë të kënaqur me paraqitjet e tij.

Portieri slloven ka qenë vendimtar me pritjet e tij në këtë sezon për Nerazzurët, andaj do të shpërblehet me një marrëveshje të re.

Sipas asaj që raportojnë mediat në Itali, Handanovic do të vazhdojë kontratën me Interin deri në verën e vitit 2022.

Kontrata aktuale e reprezentuesit të Sllovenisë skadon në qershor të vitit 2021, andaj skuadra italiane dëshiron ta blindojë portierin.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Samir Handanovic

Kjo i bije që 36-vjeçari do të qëndrojë në vitin e dhjetë të tij në Giuseppe Meazza, derisa ishte transferuar nga Friuli në korrik të vitit 2012.

Deri më tani, Handanovic ka arritur të bëjë portën shtatë herë të paprekur për këtë sezon, derisa ka pranuar 20 gola. /Telegrafi/