Pierre Kalulu është njëri nga futbollistët më të rëndësishëm të Milanit në repartin defensivë.
Mbrojtësi i talentuar francez iu bashkua kuqezinjve në verën e vitit 2020 nga Lyon si një futbollist perspektiv.
Por me kalimin e kohës Kalulu është bërë ndër futbollistët më të rëndësishëm të Milanit dhe një titullar i padiskutueshëm.
Kontrata e francezit me Rossonerët skadon në verën e vitit 2025, derisa ka një marrëveshje për kontratën e re për dy vite të tjera.
Fabrizio Romano ka njoftuar se ka një marrëveshje mes palëve për një kontratë deri në verën vitit 2027.
Me kontratën e re Kalulu është shpërblyer edhe me një pagë më të lartë, në fakt katër herë më të lartë se sa fiton aktualisht.
22-vjeçari aktualisht fiton 600 mijë euro në sezon, derisa me kontratën e re do të fitojë 2,4 milionë euro në vit.
Marrëveshja mes palëve tanimë ekziston dhe zyrtarizimi i saj pritet të bëhet gjatë javëve të ardhshme. /Telegrafi/