Site icon Telegrafi

Kontratave të Fehmi Mujotës nuk po u shihet fundi

Një javë punë e një pushim. Ky është angazhimi i kompanive vendore të cilat qe dy vjet po punojnë në zgjerimin e rrugës në mes të Prishtinës dhe Pejës. Zgjerimi i Rrugës Nacionale M9 – segmenti Gjurgjicë – Kijevë ka nisur në mes të qershorit 2013, por ende nuk po i shihet fundi.

Në Ministrinë e Infrastrukturës kanë bërë të ditur se lidhur me këtë projekt kanë iniciuar procedura ndëshkimore ndaj kompanisë “Arda Re” për neglizhencë të punëve në nderimin e urës, ndërsa kompanitë tjera, sipas Ministrisë janë brenda limiteve kohore.

Për ta realizuar këtë projekt, Ministria në kohën e Fehmi Mujotës kishte hapur tre tender të mëdhenj. I pari kishte të bënte me “Zgjerimi i Rrugës Nacionale M9 – segmenti: Gjurgjicë – Kijevë, sektori ,,D” – Lot 1 (Gjurgjicë – Llozicë) dhe Lot 2 (Llozicë – Mleçan)”.

Pjesën e parë e ka fituar kompania “Sallahu”. Vlera e kontratës është 5 milionë e 209 mijë euro. Pjesën e dytë e ka fituar kompania nga Prizreni “KAG”- Prizren me vlerë të kontratës 4 milionë e 478 euro. Nuk është cekur afati i kryerjes së punëve. Data e nënshkrimit të kontratës ka qenë 7 qershor 2013, por në dosjen e tenderit nuk është cekur afati i kryerjes së punëve. /Zëri/Telegrafi/

Exit mobile version