Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për kontratat njëburimore, është më e pakta që mund ta bëjë ky kuvend.
Gjatë fjalës së tij ai pati disa ankesa për kryetaren e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila.
“Më fal mimoza kur dilni ju me fol unë dal nuk ju la me fol në flotore hiq, a doni me ngu a jo. Jeni tu më pengu mos u bëni të pasjellshëm dhe dëgjoni. Këtë detyrë duhet me kry Galuku jo unë”, tha Tahiri.
Në ato momente ndërhyri kryeparlamentari Glauk Konjuca, i cili u kërkoi deputetëve të mbajnë qetësi.
“Qetësi ju lutem derisa deputeti po flet”, tha Konjufca.
Tahiri tutje u shpreh se ka frikë serioze të kësaj qeverie në raport me hetimin e këtyre tenderëve njëburimor.
“Afera e tenderëve njëburimor është afera më e madhe korruptive e kësaj qeverie”, tha Tahiri. /Telegrafi/