Site icon Telegrafi

“Kontrata sekrete për ushqime”, zëvendësministri i Mbrojtjes paralajmëron padi

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, është deklaruar se gjithë personat që janë marrë me të dhe kanë bërë spekulime gjoja se janë sekret shtetëror çështja e ushqimit brenda Ministrisë së Mbrojtjes, do të ballafaqohen me Prokurorinë.

Ai ka shtuar se ka qenë kontratë e rregullt çështja e ushqimit brenda Ministrisë së Mbrojtjes.

“Nuk ka qenë kontratë për oriz dhe pasul. Ka qenë kontratë e rregullt me procedurë të rregullt. Ju lutem dispononi dhe gjurmoni gjitha dokumentacionet e mundshme. Për të gjitha procedurat se si kanë shkuar mundeni me i marrë tek organet gjegjëse”, deklaroi në TV Dukagjini Shemsi Syla.

“Të gjitha janë spekulime. Jo nuk është sekret shtetëror çështja e ushqimeve brenda Ministrisë së Mbrojtjes. Nuk e di ku e kanë gjetur këtë term. Me gjithë këta njerëz që shpifin dhe degradojnë integritetin njerëzor dhe institucional, njerëz që punojnë në institucione do të përballen me prokurorinë”, deklaroi tutje Syla.

Exit mobile version