Site icon Telegrafi

Kontrata në vlerë 55 milionë euro për realizimin e projekteve, Rama: Jemi në rrugë të mbarë për shpenzimin e buxhetit

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është lavdëruar të martën për punën që po bëhet në terren sa i përket kontratave të nënshkruara me operatorë ekonomikë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka bërë të ditur se në gjashtëmujorin e parë të këtij viti kanë nënshkruar 231 kontrata me kompani të ndryshme për realizimin e projekteve, vlera e të cilave është 55 milionë euro.

“Një rritje prej 43 për qind i kontratave mesatare mujore, në krahasim me vitin e kaluar, që ishin 19 ndërsa këtë vit 33”, ka shkruar kryetari Rama.

I pari i kryeqytetit tutje ka thënë se gjatë gjithë vitit të kaluar janë nënshkruar 229 kontrata në vlerën e 35 milionë eurove.

“Këto shifra na tregojnë se jemi në rrugë të mbarë për shpenzimin e buxhetit më shumë se çdo vit tjetër më parë”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/

Exit mobile version