Telegrafi

Kontrata Kolektive për mësuesit nënshkruhet sot

Sot do të nënshkruhen Kontratat e përhershme për të gjithë mësimdhënësit në Kosovë.

Nënshkrimi do të bëhet nga ministri Arsim bajrami dhe përfaqësues të Drejtorive të Arsimit të komunave të Kosovës.

Me nënshkrimin e kësaj kontrate nuk do të ketë më kontrata njëvjeçare, por kontrata pa afat.

Ministria e Arsimit në Bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të arsimit ka dizajnuar një model kontrate unike për mësimdhënësit, e cila do të fillojë të zbatohet së shpejti. Kjo është e paraparë edhe me legjislacionin në fuqi./Telegrafi/