Telegrafi

Kontrata kolektive fillon pa shujtë, SBASHK-u paralajmëron protesta

Pagesat për stazhin e punës të punëtorëve nuk dihet nëse do të nisin të zbatohen këtë muaj nga Qeveria e Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Me gjithë pritjet e zyrtarëve të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) dhe të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Ministria e Financave ka thënë se kjo pagesë që del nga kontrata kolektive, do të bëhet kur të krijohen kushtet për implementim.

Kjo ministri nuk e përmend fare shujtën ditore, si pikë tjetër e kontratës, dhe e cila po kërkohet me çdo kusht nga SBASHK-u. Pikërisht për këta, zyrtarët e kësaj federate kanë paralajmëruar veprime sindikale më 10 janar, nëse qeveria nuk do të reflektojë deri në atë kohë. /Telegrafi/