Site icon Telegrafi

Kontrata kolektive e arsimit, MASHT hesht për shkëputjen e saj në nëntor

Kontrata kolektive vazhdojnë të jenë problematike në Kosovë. Një të tillë tash e disa muaj e kanë Sindikata e Bashkuar e Arsimit. Ishte Ministria e Arsimit që shkëputi këtë kontratë njëanshëm në nëntor të vitit 2022 por që për fatin e saj edhe katër muaj pas nuk dihet.

Më 21 mars janë bërë katër muaj që kur Ministria e Arsimit, ka marrë vendim për shkëputje të kontratës kolektive më sektorin e Arsimit, por edhe katër muaj pas heshtja vazhdon.

Ndonëse në shkresën e dërguar në nëntor të vitit 2022 në Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, kjo Ministri kishte potencuar se kjo kontratë e nënshkruar në vitin 2021 nuk kishte legjitimitet pas ishte nënshkruar 30 ditë pas vendimit të Kushtetueses, e cila e dërgoi vendin në zgjedhje, kjo ministri nuk ka kthyer përgjigje për televizionin se çfarë do të ndodhë tutje më këtë sektor.

E përgjigje nga ky dikaster nuk ka marrë as vetë pala nënshkruese Sindikata e Bashkuar e Arsimit, të cilët thonë se mënyra se si është shkëputur kjo kontratë është e paligjshme.

“Ne i kemi propozuar Ministrisë së Arsimit që të formohet komisioni për pajtim, ne e kemi formuar atë komision dhe ia kemi derguar Ministrisë së Arsimit pasi ne jemi përgjigjur karshi vendimit të tyre por Ministria e Arsimit nuk na ka dhënë as një përgjigje, kjo le me kuptuar se kontrata kolektive që është shkëputur nga Ministria e Arsimit është e paligjshme”, ka thënë Vjollca Shala nënkryetare e  SBASHKUT.

Se kjo shkëputje nuk mund të bëhet vetëm nga njëra palë e thonë edhe nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

Pikërisht që të parandalohen këto çështje, Atdhe Hykolli thotë se janë duke punuar për marrëveshjen e përgjithshme kolektive në nivel të Kosovës.

“Nuk kemi marrëveshje të shkëputura sektoriale pasi duhet të dakordohen të gjithë partnerët, ndërsa marrëveshja e përgjithshme kolektive është marrëveshje kombëtare në nivel të Kosovës, jemi i vetmi vend edhe në rajon edhe në Evropë që nuk e kemi këtë marrëveshje. Kjo marrëveshje ndërton formën e të punësuarit në Kosovë”, ka thënë Atdhe Hykolli-  Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

Këtë kontratë ndërsektoriale e kishte premtuar edhe vetë i pari i ekzekutivit, Albin Kurti në nëntor të vitit 2022.

Kontrata Kolektive i siguronte punëtorëve të arsimit mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit për mësimdhënës, shpërblimin jubilar, kompensimin e shujtë dhe benefitet tjera./RTV Dukagjini/

Exit mobile version