Site icon Telegrafi

Kontrata e re e Gavit me Barcelonën del të jetë e paligjshme – ndryshon situata te klubi katalunas

Marrëveshja e re e Gavit si lojtar i ekipit të parë të Barcelonës është pezulluar nga një gjykatë në qytetin katalanas, sipas një raportimi të fundit.

Mesfushori 18-vjeçar është një nga lojtarët më të talentuar në La Liga, dhe në vitin 2022, klubi u përpoq t’i blindonte shërbimet e tij me një marrëveshje të re.

Fillimisht, marrëveshja u mendua të bllokohej nga liga në janar,  sepse kontrata e re e lojtarit të ekipit të parë e çoi Barcelonën mbi kufirin e pagave të saj. Ai duhej të qëndronte sipas kushteve të një kontrate të mëparshme të nënshkruar në 2020.

Lexo po ashtu Aty ku dikush nuk do e fuste këmbën, Gavi mbrëmë e futi kokën - Pyol i mahnitur

Më pak se një javë më vonë, ky pozicion ndryshoi  pasi një gjyqtar në gjykatën tregtare të qytetit tha se vendimi i La Ligas ishte i gabuar. Kjo i lejoi Gavin të nënshkruante një marrëveshje të re si një lojtar i ekipit të parë përpara mbylljes së afatit kalimtar të dimrit, dhe gjithashtu e lejoi atë të merrte fanellën me numër 6 të veshur më parë nga Xavi, i cili tani është trajner i Barcelonës.

Tani, gazeta spanjolle Relevo ka raportuar se situata ka ndryshuar edhe një herë. Besohet se regjistrimi është pezulluar për shkak se Barcelona ka paraqitur kërkesën e saj pas afatit – dhe ata gjithashtu kanë qenë një ditë vonesë për një periudhë mospagimi.

Pavarësisht se nuk është regjistruar në ekipin e parë, ai do të jetë në gjendje të vazhdojë të luajë normalisht – edhe pse duke u rikthyer në fanellën e vjetër me numër 30. Barcelona mund ta apelojë këtë vendim. /Telegrafi/

 

Exit mobile version