Site icon Telegrafi

Kontrata 6.5 milionëshe në Prokurori

Me dyshimin se Komuna e Drenasit po e keqpërdor autoritetin e saj, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetim ndaj Komunës dhe kompanisë “Vëllezërit Thaçi” për një keqpërdorim të mundshëm që ka ndodhur gjatë implementimit të kontratës për shfrytëzimin për 40 vjet të Stacionit të Autobusëve në Drenas

Me dyshimin se Komuna e Drenasit po e keqpërdor autoritetin e saj, Prokuroria Themelorë në Prishtinë ka nisur hetim ndaj Komunës së Drenasit dhe kompanisë “Vëllezërit Thaçi”, për një keqpërdorim të mundshëm që ka ndodhur dhe është duke ndodhur gjatë implementimit të kontratës për shfrytëzimin për 40 vjet të Stacionit të Autobusëve në Drenas.

Më 27 shkurt 2015 Kuvendin Komunal i Drenasit mori vendim që t’ia shkëputë kontratën kompanisë “Vëllezërit Thaçi”, e cila menaxhonte me kompaninë publike të Drenasit, Stacioni i Autobusëve. Por, që gati një vit, kjo kompani akoma është duke vjelë të hyrat në Stacionin e Autobusëve. Gazeta “Zëri” posedon disa bileta që e dëshmojnë këtë, ku për çdo nisje autobusi paguan dy euro kompania nuk kishte arritur të realizonte zotimet që dalin nga kontrata për investime, siç ishin marrë vesh palët.

Dhe, siç merr vesh gazeta, prokuroria po heton dy palët për mospërmbushjen e kontratës që ishte lidhur përreth investimeve në Stacionin e Autobusëve, përkatësisht për abuzimin që kanë bërë zyrtarët komunalë në mbikëqyrjen e kontratës. Kallëzimin penal në prokurori e ka bërë asamblisti i PDK-së në Drenas, Xhavit Drenori. /Zëri/Telegrafi/

Exit mobile version