Site icon Telegrafi

Kontrastet stilistike të ngjyrave: Lojëra të fuqishme vizuale të modës

Ky stil është ideal për të theksuar siluetën dhe loja artistike që zhvillohet mes dy ngjyrave të siluetës jep një dinamikë interesante

Sezoni i ri na sjell disa sugjerime interesante pranverore.

Është e rëndësishme të zgjidhni sa më shumë ngjyra të ndryshme, sepse ky stil është krijuar për ata që duan të theksojnë stilin vetjak, transmeton Telegrafi.

E gjelbra dhe vjollca janë ngjyrat që krijojnë një kontrast të mrekullueshëm, sidomos në lojën plot stil të veshjeve.

Lojëra vizuale japin edhe aksesorët e modës me ngjyra të tjera, si shembull portokallia e këndshme.

Paleta e rozës së ndezur dhe e gjelbrës mbresëlënëse sjell një format të ri vizual për ngjarje të veçanta.

Bëhuni gati për një pranverë me diell dhe krijoni një gardërobë me ngjyra më të forta.

Ngjyrës së kuqe po i konkurron jeshilja e fuqishme – kjo është një veshje e mrekullueshme për ato që duan të jenë pjesë e një skene tërheqëse të stilit të rrugës.

Kostumi nuk ka qenë kurrë kaq argëtues, thelbi është te tonet e buta.

Për ‘party’, vajzat dinë të kompozojnë stile të frymëzuara nga vitet nëntëdhjetë.

/Telegrafi/

Exit mobile version