Site icon Telegrafi

​Kontraktorë të KEDS-it dëmtojnë gypin e ujësjellësit në një rrugë në Prishtinë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se kontraktorë të KEDS-it në orët e pasdites së sotme, kanë dëmtuar gypin e ujit në rrugën “Haxhi Zeka”, në Prishtinë, ku si pasojë kjo zonë dhe për rreth ka mbetur pa ujë.

Sipas KRU “Prishtina”, ata nuk e sanuan në moment që e dëmtuan atë.

“Andaj, ne tashmë u detyruam të njoftojmë edhe Inpekcionin e Komunës së Prishtinës e në të njëjtën kohë ekipet e operimit dhe mirëmbajtjes së KRU” Prishtina” tashmë janë në vendin e ngjarjes për të sanuar atë. Por, sesa do zgjasë sanimi varet nga natyra e dëmtimit nga ana e kontraktorëve të KEDS”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version