Telegrafi

Kontradikta se ku do të nënshkruhet marrëveshja për çështjen e emrit ndërmjet Maqedonisë e Greqisë

Mediat në Greqi, por edhe ato në gjuhën maqedonase në Maqedoni spekulojnë rreth nënshkrimit të marrëveshjes për çështjen e emrit, ditën, vendi dhe nënshkruesit.

Sipas tyre, në Prespën greke do të nënshkruhet marrëveshja, e në Presën e Maqedonisë do të ngritet dollia, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mirëpo, disa media raportojnë të kundërtën, pra marrëveshja do të nënshrkuhet në Maqedoni.

Nënshkrues do të jenë ministrat e Punëve të Jashtme, Nikos Kotzias e Nikolla Dimitrov.

Kryeministrat Zaev e Tsipras do të jenë gjithashtu pjesëmarrës në ceremoni, përfshi edhe ndërmjetësuesin e OKB-së, Matthew Nimetz.

Spekulohet se në ceremoni do të merr pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, ai i OKB-së, Antonio Gutiérrez, por edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini./Telegrafi/