Site icon Telegrafi

Kontradikta rreth arsyes së vdekjes së Adelës: Policia thotë se vuante nga epilepsia, autopsia të kundërtën (Foto)

Ndarja e papritur nga jeta e gazetares Adelajda Xhamani mëngjesin e kësaj të diele ka tronditur të gjithë opinionin.

Lexo po ashtu Telefonata e fundit e Adelës: Nuk marr dot frymë

Policia e Tiranës, përmes një njoftimi zyrtar, bën me dije se gazetarja Adelajda Xhamani, e cila ndërroi jetë sot në mëngjes në shtëpinë e saj, vuante nga epilepsia.

“Më datë 29.10.2017, rreth orës 05:10, në Rrugën e Thesarit, është gjetur e vdekur në banesën e saj, shtetasja Adelajda Xhamani, 31 vjeç, e cila jetonte vetëm. Nuk ka shenja dhune. Shtetasja e mësipërme vuante nga epilepsia. Pritet vendimi i mjekut ligjor”, shkruan në njoftimin e policisë së Shqipërisë.

Lexo po ashtu Vdekja e papritur, shikoni intervistën e fundit të Adelës (Video)

Por pas këtij njoftimi zyrtar, familjarët dhe mjekësia ligjore e hedhin poshtë variantin e policisë shqiptare.

Fax News, media ku Adela kishte nisur punë si gazetare e kulturës, raportoi pak orë më parë se vdekja e saj ka ardhur për shkak të një sulmi kardiak, madje ajo vetë ka marrë në telefon ambulancën, po ndërhyrja ka qenë e pasuksesshme.

Kur xhirohej nje #spot #newproject #commingsoon MUA: @lela_parukeri_estetik

A post shared by Adela Xhamani (@adelaxhamani) on

Po kështu, Fax News raporton se përpara dy vitesh gazetarja ka pasur në një moment humbje ekuilibri në zyrë, po përmes kontrolleve brenda dhe jashtë vendit nuk është gjetur shkaku i këtij çekuilibrimi të momentit. Pas kësaj, ajo nuk ka pasur asnjë shenjë tjetër të një çrregullimi shëndetësor. /class/telegrafi/

Lexo po ashtu Yjet shqiptare kujtojnë Adelën, Vesa Luma kishte planifikuar të shijojë kafen me ish-banoren e Big Brother Albania (Foto)

 

 

Exit mobile version