Pas luftës në Kosovë ndodhën shumë procese për vendin tonë, disa zhvilloheshin ne një kohë e disa tjera në etapa të ndryshme kohore por jo larg njëra tjetrës. Meqë kishim shumë probleme të cilat duhej zgjidhur, pa dyshim që lypsej të kishim edhe politikanë të shkolluar dhe të cilët kishin sado pak përvojë me këtë zeje. Pashë disa njerëz ti thoshin vetes politikanë, por në fakt nuk ishin ashtu si mendova në fillim, por nuk e dija që këta s`do te jenë gjë tjetër pos bartës të AIDS-it në vendit tim.
Përveç që në Kosovë pas luftës ishte mbushur me politikanë të huaj, edhe politikanët tanë kishin filluar të dalin jashtë shtetit në vizita të ndryshme politike (e disa edhe jo politike, por interesa personale), ata nuk kishin kujdes në marrëdhëniet e tyre politiko-seksuale me shtetet tjera. Këto marrëdhënie sa erdhën e u bënë më të shpeshta, ato bëheshin kudo, në ndërtesa qeveritare, presidenciale, në parlament, në zyre të ndryshme të partive politike, në lokale të ndryshme, e shumë e shumë vende të tjera.
Për dallim se ajo punë bëhet në shtrat, politikanët tanë atë e bënin nëpër këto objekte që i ceka më lartë. Para fillimit te marrëdhënieve nuk merreshin hapat mbrojtës, por vetëm fillonin punën dhe ec vëlla. Populli të etur për gjëra te bukura në këtë vend dhe deri atëherë ta pa gëzuar me fryte te shëndosha, nuk ua lëshonte sytë politikanëve dhe ti shikojë ata se çfarë po bënin, se me kënd shoqëroheshin, apo edhe me kënd po e bënin dhe si po e bënin.
Kjo pakujdesi na kushtoi shumë, sepse nuk ishin marrë masat paraprake mbrojtëse nga çfarëdo lloj sëmundje. Marrëdhëniet vazhdonin ashtu te shfrenuara të pa kontrolluara dhe pa limit. Kushdo kurdo vinte shtrihej ngrihej, najë bënte ikte. Pastaj kushdo kudo ikte shkonte shtrihej, kthehej ja bënin vinte. Kështu vazhduam disa vite, derisa e pamë që ishim ne qe jo vetëm se mbetëm me barrë, por tanimë kishim dhe sëmundje. Çfarë të bënim!? Secili pyeste tjetrin se çfarë të bënim? Por asnjëri s’kishte guximin ti afrohej politikës, ndoshta kishin frikë se po infektoheshin edhe ata sepse po e bëre njëherë vështirë se largohesh dhe e kërkon prapë.
U vendos që politikën tonë ta dërgonin diku jashtë për shërim. Dikush tha qe jo, më mirë është që të bimë doktorë këtu dhe kështu mbeti. Erdhën doktorët nga gjithë Evropa, me të shikuar e panë që politikanët tanë s`kanë shërim ngaqë sëmundja kishte përparuar aq shumë saqë ishte e kotë të merrej me të. Në fakt ata nuk kishin qenë doktorët e vërtetë, ata ishin po të njëjtit që patën lënë këtë virus por që ishin maskuar me një emër tjetër dhe që edhe ata ishin me po atë sëmundje sepse po ata e patën sjell këtu.
Kjo u pa qartë kur ata pa një pa dy, filluan marrëdhënie me politikanet tanë edhe pse ishin te informuar se politika në Kosovë tashmë ka AIDS-in, ata as që e dëgjuan këtë fjalë, vazhduan marrëdhëniet deri në mbrëmje. Kosova u bë si thuhet një fjalë “LESH MARIE" erdhi kush deshi, la çka deshi, mori çka deshi, përdhunoi po çka deshi dhe iku si deshi pa u vënë re se la AIDSI-in, që pastaj ne e quajtëm KORRUPSION. Kështu e pagëzuan mu ata që e sjellën këtu, se kisha dëgjuar ndonjëherë, mbase edhe e kam dëgjuar por për ta parë jam i sigurt që se kam parë derisa nuk erdhi te ne.
Kjo sëmundje e quajtur KORRUPSION preku shumë njerëz ne vendin tim, preku edhe disa njerëz që e kishin imunitetin shumë të lartë e që se besoja se do ti kapte. Kapi edhe disa qe mbase nuk e bënë apo nuk u kthyen, por që kishin qenë prezent aty ku bëhej dhe ku kthehej e lihej “PA KONTRACEPTIV”, dhe nuk kishin dal jashtë por kishin qëndruar aty, i kapi edhe ata. Ajo që po më vret tej mase është se me këtë sëmundje mallkuar qoftë, u infektuan edhe disa të rinj, të mashtruar se do të përjetojnë kënaqësi dhe që do ta bëjnë me rend, ata pranuan dhe u kthyen, por ndodhi e kundërta ata vetëm u kthyen e lanë dhe u infektuan, por asnjëherë nuk ja bënë dikujt dhe ishin vend kënaqësi për të tjerët, shfryrje topash.
Çështja është bërë e ndërlikuar shumë,virusi ka përparuar tej mase,është e kotë përdorimi i kontraceptivëve, njerëzit janë të lodhur nga këto marrëdhënie vdekjeprurëse. Mbase duhet urgjentisht të behet eliminimi dhe izolimi i këtyre politikanëve, sepse përndryshe do të infektohen të gjithë. Është e kotë të thuhet ja tani po i vendosim kontraceptivet, janë aq të vonuar dhe të padobishëm në këtë kohë kur sëmundja ka fazat përfundimtare. Duhet sjellë politikanë të cilët kanë kujdes të madh gjatë marrëdhënieve dypalëshe, të përdoren kontraceptivët, të bëhet nën masa të rrepta sigurie që mos tu ndodhe ndonjë e keqe, që mos ti mashtrojë kush e vetëm t’ua bëjë, por që edhe këta t’ia bëjnë dikujt.
Në rast se ka epshe të mëdha politiko-personale,atëherë rekomandohet “MASTURBIM MENTAL”, dhe mos të bien pre e disa kënaqësive kohëshkurtra personale, sepse jo vetëm po dëmtohen ata, por po vuan edhe populli sepse KOPILI PO I JETË NË DERË POPULLIT TË MJERË.
(Autori është student i Shkencave Politike “Universita di Perugia” Terni – Itali)