Njësitet policore në brigjet e Kalifornisë së Shteteve të Bashkuara, e kanë ndaluar një grup të cilëve iu kanë konfiskuar kokainë që në treg kap vlerën e rreth 300 milionë eurove.
Gjatë këtij intervenimi një javor, është kapur edhe një anije e vogël, që lëvizte me shpejtësi, derisa kontrabanduesit e hidhnin në det një pjesë të ngarkesë, kur policia po i ndiqte nga pas, transmeton Telegrafi.
Derisa një pjesë arritën ta hidhnin, gjatë ndalimit të barkës dhe arrestimit të nëntë pjesëtarëve të grupit, u konfiskuan më se 1,000 kilogramë të tjera.
Me përfundimin e suksesshëm të këtij intervenimi, në gjashtë operacione të ndara, konsiderohet se është goditur një grip i fuqishëm kriminal, që merrej me narkotikë. /Telegrafi/