Telegrafi

Kontrabanduesi provon të ikë nga policia me qerre kuajsh

Policia në kufi nuk është dashur të mundohet shumë për ta kapur Janos Jakabin kur ai ka tentuar të kalojë kufirin në veri të Rumanisë me 100.000 kuti cigaresh. Në fakt, derisa policia vozitë automjetet më të fuqishme, Janos ka kërcyer në qerren e cila tërhiqej nga kuajt.

Zëdhënësi i policisë kufitare ka thënë për Austriantimes.at ka thënë: “Në përgjithësi kontrabanduesit gjejnë metoda çdo ditë e më të sofistikuara për kontrabandimin e mallrave nëpër kufi. Ky rast është përjashtim i cili e vërteton këtë rregull. Kemi një numër të madh të automjeteve me motorë të fuqishëm me të cilat mund t’i ndjekim edhe automjetet më të shpejta. Pothuajse është e pamundur të iket nga zyrtarët tonë kufitar, madje edhe nëse ata të cilët dëshirojnë të ikin të kanë kalin me gjakun më të pastër të vrapuesit të lidhur në qerret e tyre!”