Site icon Telegrafi

Kontrabanduesi fshihte zogjtë në pantallona

Sony Dong është arrestuar pas fluturimit 15 orësh prej në Los Angeles nga Vietnami, raporton gazeta britanike Daily Mirror.

Sipas departamentit të drejtësisë, policët kishin gjetur pendla të trupit të zogjve në çorapet e tij si dhe pendlat e bishtave të zogjve ishin të dukshme nën pantallonat e tij.

Llojet e zogjve të gjetur tek ai ishin të radhitura në mesin e të rrezikuarve sipas ligjit amerikan.

Doganierët kishin filluar të kontrollojnë udhëtarët para kohës së Krishtlindjeve të vitit të kaluar, pasi që kishin gjetur një kontejner të aeroportit përplot zogj të cilët supozohet se ishin braktisur nga 46-vjeçari Dong.

Pas arrestimit, Dong u kishte thënë detektivëve se ai i kishte sjell zogjtë për t’i shitur për 200 dollarë secilin. Zogjtë tani janë në karantinë.

Dong është paditur për importim ilegal të shpezëve dhe do të përballet me disa vite burg nëse shpallet fajtor.

Exit mobile version