I dyshuari për kontrabandim droge, ka thyer rekord të qëndrimit më të gjatë në mbajtje në Britani të Madhe, pasi për 23 ditë ende nuk po e kryen nevojën fiziologjike.
Lamarr Chambers ishte arrestuar më 17 janar, në Essex të Anglisë, nën dyshimin për posedim dhe shitje të drogës së klasës A, transmeton Telegrafi.
Që atëherë, atëherë 24-vjeçarin po e mbajnë mbyllur derisa ta kryejë nevojën, për të nxjerrë sasinë e narkotikëve që dyshohet se i ka përpirë.
Policia ka deklaruar se ‘nuk ka përditësim të lajmit’ pasi ai po hyn në ditën e 24-të, nën mbikëqyrje rigoroze.
Ekspertët mjekësorë kanë hedhur poshtë mundësinë se atij mund t’i shpërthejnë zorrët, ndërsa nuk i kanë bërë ndonjë ekzaminim për të përshpejtuar procesin.
“Derisa ai ta bëjë atë që ne po presim” ka qenë përfundimi i raportit policor, për këtë rast shumë të pazakontë. /Telegrafi/