Telegrafi

Kontrabanduan shtetas sirianë, Prokuroria e Mitrovicës ngrit aktakuzë ndaj njëzet personave

Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në MitrovicëDepartamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, kundër tetë të pandehurve me iniciale S.S., B.P., Sh.Xh., H.M., H.D., R.A., M.K., IS., për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Kontrabandimi me migrantë”.

Prokuroria gjithashtu ka ngritur aktauzë ndaj dymbëdhjetë të pandehurve me iniciale T.F., H.K., B.E., A.I., V.N., R.N., A.N., A.P., M.P., N.K., B.H., dhe I.S., për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Kontrabandimi me migrantë”.

“Sipas kërkesës së prokurorisë të dorëzuar në gjykatë, ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit kanë organizuar kontrabandimin e migrantëve – shtetas të huaj sirianë, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë pasurore nga hyrja e paligjshme e personave në Republikën e Kosovës e të cilët nuk ishin shtetas të Republikës së Kosovës, duke u mundësuar të njëjtëve kalimin e kundërligjshëm të kufirit Kosovë-Serbi”, thuhet në njoftim.

Prokurori i Shtetit, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Mitrovicë, që të pandehurit t’i shpallë fajtorë për veprat e kryera penale dhe ti dënojë sipas ligjit. /Telegrafi/