Telegrafi

Kontrabanduan kafshë nga Maqedonia e Veriut, dy të arrestuar në Kaçanik

Dy persona janë arrestuar në fshatin Glloboqicë të Kaçanikut për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën e cekur duke kontrabanduar kafshë nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Kosovë.

Njësitet policore në koordinim me prokurorin dhe GJPP-në, gjatë bastisjes në dy lokacione kanë gjetur 5 krerë lopë të cilat dyshohet se janë kontrabanduar.

Me urdhër të prokurorit kafshët janë konfiskuar nga AUV-i dhe Dogana e Kosovës, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/