Telegrafi

Kontrabandon majmunin nën bluzë duke pohuar se është shtatzënë

Kontrabandistja 29 vjeçare Gypsy Lawson, ka arritur që me sukses të kalojë doganën në aeroportin e Los Angelesit, me majmunin i cili ishte nën ndikimin e sedativëve. E ëma e saj, e cila po e përcillte në të njëjtin fluturim ajror, gjithashtu është dënuar.

Ato janë arrestuar pasi që Gypsy Lawson po i lavdërohej një shitëseje për mashtrimin e suksesshëm.

Majmuni më pas është vendosur në kopshtin zoologjik të shtetit amerikan Oregon.