Telegrafi

Kontrabandon iguana në këmbë artificiale

Gjykata e ka shpallur Jeremy Jamesin fajtor për fshehjen dhe posedimin e iguanave nga Fixhi, të cilat janë një lloj i rrezikuar. Më 14 korrik, kur edhe do të vendoset për dënimin e tij, amerikani do të mund të dënohej me 20 vjet burgim.

Gjykata ka hedhur poshtë akuzat se James i ka vjedhur iguanat gjatë vizitës së tij në ishullin e Paqësorit jugor në shtator të vitit 2002.

Gjatë hulumtimit, James i ka thënë policisë se i ka shitur tri iguana për 32.000 dollarë (20.210 euro), derisa katër iguana tjera janë gjetur gjatë bastisjes së shtëpisë së tij në muajin prill.