Policët që kishin ndaluar në një zonë të Kopenhagës së Danimarkës, kanë mbetur të befasuar kur atyre iu ka hyrë në veturë një kontrabandist i kërkuar prej kohësh.
Për më keq, i dyshuari kishte me vete njëmijë cigare me marihuanë, të cilat e kishte të pamundur t’i fshihte, transmeton Telegrafi.
“Kërkonte ta dërgonim me shpejtësi në shtëpi, duke menduar se hyri në ndonjë taksi. Mbeti i befasuar ku na pa në uniforma dhe ndodhej në makinë policie”, ka thënë njëri nga policët.
Vetëm për këtë masë të substancës së ndaluar, mund të dënohet deri në tetë vite burg, ndërsa është në kërkim edhe për shkelje tjera të ngjashme. /Telegrafi/