Site icon Telegrafi

Kontra protestuesit me lule i përshëndesin pjesëtarët e njësive speciale (Video)

Mediat pro-qeveritare kanë propaganduar shumë me formën e protestës të njerëzve të detyruar nga pushteti të dalin në kundër protesta tek selia e LSDM-së për të kundërshtuar amnistimin e Zoran Zaev, njofton Telegrafi Maqedoni.

Portali ‘Kurir’ thotë se mbështetësit e organizatave qytetare dhe pushtetit kanë protestuar në mënyrë të qetë dhe kanë treguar dashuri ndaj njësive speciale që mbronin objektin e LSDM-së.

Titulli i lajmit të portalit pro-qeveritar ”Kurir” është ”Ja dallimi: Kështu duhet dhe respektohet Maqedonia dhe policia e Maqedonisë”.

Përndryshe, mbrëmë LSDM dhe 85 organizata jo qeveritare ishin në rrugë për të protestuar ndaj amnistimit të akuzuarve për krim nga Prokuroria Speciale dhe gjykatat e Maqedonisë.

Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE ka organizuar kontra-protesta para selisë së LSDM-së për të kundërshtuar amnistimin e kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev./Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=R7T83m15JVA

Exit mobile version