Behar Maliqi i Prishtinës ka kontestuar votat e trajnerëve të ekipeve të Superligës, duke thënë se votimi duhet të jetë në bazë të sukseseve të arritura nga klubet e lojtarëve.
“Zgjedhja e më të mirëve me vota të fshehta të trajnerëve nuk është forma e duhur për ta bërë një gjë të tillë. Duhet të merret në konsideratë suksesi gjatë vitit me klubin. Një lojtar mund të ketë luajtur shumë mirë, por nëse klubi nuk fiton asgjë, ai asesi që nuk mund të shpallet më i miri. Kështu bëhet edhe në perëndim”, theksoi kapiteni i Prishtinës. /Telegrafi/