Site icon Telegrafi

Kontestohen ambasadorët e emëruar nga Qeveria në dorëheqje

Foto: Ilustrim

Ndonëse në dorëheqje, Ministria e Punëve të Jashtme një muaj më parë ka bërë emërimin e gjashtë ambasadorëve të Kosovës në disa shtete të botës.

Po bëhet gati një muaj prejse Ministria e Punëve të Jashtme i ka emëruar gjashtë ambasadorë të karrierës në disa vende të botës.

Këto emërime Ministria e Punëve të Jashtme i ka bërë një muaj pas dorëheqjes së shefit të Qeverisë Ramush Haradinajt, të cilat po shihen si jolegjitime nga njohësit e çështjeve të drejtësisë.

Madje ata theksojnë se presidenti i vendit, Hashim Thaçi, nuk duhet ta bëjë dekretimin e ambasadorëve të emëruar nga një ministri që është në dorëheqje.

Të emëruarit në pozitën e ambasadorit janë: Ilir Dugolli, ambasador në Turqi, Frymëzim Isufaj në Britani të Madhe, Lulzim Mjeku në Arabi Saudite, Lendita Haxhitasimi në Itali, Lulzim Pllana në Austri e Adriatik Kryeziu në Kanada, shkruan gazeta “Zëri”.

Ndonëse një kohë të gjatë këto ambasada kanë qëndruar pa ambasadorë, vendimi për emërimin e diplomatëve u mor në prag të zgjedhjeve.

Exit mobile version