Problemi i ngrirë me emrin periudhën e kaluar ishte katastrofë për Maqedoninë, por edhe zhvillim i keq i ngjarjeve për Greqinë, vlerëson ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska.
Ajo në një intervistë për televizionin “Telma” theksoi se në thelb Greqia për momentin nuk humb asgjë veçanërisht nga kontesti i hapur me emrin, por nëse analizohet, theksoi, çfarë ndodhi në 10 vitet e fundit do të shihet se edhe kontesti i ngrirë i bllokadës greke prej vitit 2008 e këtej nuk ishte pozitiv për ta.
“Nëse i shohim numrat e investimeve dhe të këmbimit tregtar shihet se Greqia e humbi mundësinë të jetë një prej lojtarëve më të fuqishëm në Maqedoni, ndërsa përmes nesh edhe në rajon”, tha Sheqerinska.
Përkujtoi se edhe gjatë krizës së refugjatëve ishte e vështirë të krijohet komunikimi elementar midis institucioneve të të dyja vendeve.
“Nëse Maqedonia e ndryshon imazhin për vete në botë kjo do të ketë ndikim edhe në Greqi. Në periudhën e fundit kemi me çka të lavdërohemi dhe treguam se në shtete të përziera etnike është e mundur që mundësi të fitojnë edhe njerëz të cilët flasin edhe për vlera të përbashkëta dhe të ardhme. Që të jenë vendi dhe rajoni stabil ne duhet të kemi marrëdhënie të mira me të gjithë”, theksoi Sheqerinska./Telegrafi/