Telegrafi

Kontesha e Wessexit takon Thaçin: Të luftojmë bashkë stigmën që lëndon të mbijetuarit e dhunës seksuale

Mëngjesin e sotëm Kontesha e Wessexit u takua me Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Në njoftimin e Ambasadës britanike thuhet se kreu i shtetit dhe kontesha diskutuan për nevojën për të punuar bashkërisht për ta sfiduar stigmën që ende i lëndon të mbijetuarit e dhunës seksuale të lidhur me luftën.

Po ashtu, në këtë takim thuhet se është folur edhe për kompensim përkatës financiar dhe mbështetje të specializuar për të mbijetuarit e dhunës.

Ndryshe, Kontesha e Wessexit do të marrë pjesë në konferencën ku prezantohen rezultatet e hulumtimit për dhunën seksuale gjatë luftës që mbahet paraditen e sotme në Prishtinë.