Telegrafi

Kontaktoi muzeun ushtarak në Ohio për t’i dhuruar objektin e pazakontë, alarmohet policia kur mëson për çfarë bëhet fjalë

Muzeu ushtarak i Ohios kontaktoi së fundmi policinë e Bellevue, për të raportuar një ofertë të pazakontë nga një banor vendas.

Pas thirrjes, policia ka reaguar me shpejtësi dhe ka trokitur në derën e të paidentifikuarit, ndërsa në vendngjarje ka shkuar një ekip i specializuar për heqjen e mjeteve shpërthyese, transmeton Telegrafi.

“Besojmë se do të kalojë shumë kohë që të marrim sërish një telefonatë si kjo”, tha policia, fillimisht e tronditur nga zbulimi.

Për çfarë bëhet fjalë? Autoritetet thanë se burri mbante në garazh një pjesë të një rakete ajër-ajër Douglas AIR-2 Genie, e cila është projektuar për të mbajtur një kokë bërthamore 1.5 kiloton (Ë25).

Për fat të mirë, koka nuk ekzistonte, që do të thotë se nuk kishte asnjë rrezik për komunitetin, raporton BBC.

“Ai praktikisht zotëronte një rezervuar karburanti rakete”, u tha nga policia.

Burri më vonë shpjegoi se “raketa” i përkiste fqinjit të tij të ndjerë.

“Duke qenë se objekti nuk përbënte rrezik, dhe ushtria nuk donte ta kthente, i ishte lënë pronarit që do t’ia dorëzonte muzeut”, bëhet e ditur. /Telegrafi/