Policia e EULEX-it nuk arriti ta arrestojë sot Azem Sylën. E kërkoi në Prishtinë dhe në shtëpinë e tij familjare në Kishnarekë të Drenasit, por kot.
Indeksonline mëson se Azem Syla për herë të fundit i është lajmëruar policisë në telefon nga Durrësi.
“Jam në Durrës, tash po nisna me ardhë për Kosovë”, janë fjalët e fundit të Azem Sylës, e që më pas nuk është bërë i gjallë, duke e shkyçur celularin, thonë burime të Indeksonline.
Indeksonline po ashtu merr vesh se Azem Syla akuzohet për tri vepra të rënda penale: Krim të organizuar, pastrim parash dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Në aksionin e gjerë të Policisë së EULEX-it e cila ishte e asistuar nga forcat speciale të Policisë së Kosovës janë bastisur mbi 40 lokacione në tërë Kosovë, derisa deri me tash janë arrestuar disa persona. /Indeksonline/