Një video e cila është bërë virale tregon momentin kur një trajner volejbolli mashkull përdor një dërrasë për të përshëndetur lojtaret femra iraniane, pas një fitoreje triumfuese.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, festimi ndodhi pas një ndeshje midis Iranit dhe Amerikës si pjesë e turneut Global Challenge në Pula, Kroaci.
Pamjet fillojnë me lojtaret iraniane në fushë duke kaluar topin mes tyre. Pas tri pasimesh, një lojtar në anën e majtë godet topin dhe e dërgon në anën tjetër, duke e fituar pikën – në ndeshjen më 19 korrik.
Ndërsa turma shpërthen në brohoritje, lojtarët e ulur në stol qëndrojnë dhe brohorasin kur trajneri i tyre kthehet duke festuar me ato.
Por në vend që të zgjasë dorën e tij për të përshëndetur ato, pamjet tregojnë se si ai përdor një dërrasë për të “përshëndetur” lojtaret femra.
Ndryshe, kontakti fizik midis burrave dhe grave që nuk kanë lidhje gjaku është i ndaluar në Iran.
Madje, gratë u ndaluan të shikojnë ndeshjet e futbollit për meshkuj në stadiume që nga revolucioni islamik i vitit 1979. /Telegrafi/