Zëdhënësi i Kremlinit deklaroi sot zyrtarisht se Moska dhe Uashingtoni nuk kanë bërë asnjë bisedë për çështjen e sanksioneve amerikane ndaj Rusisë.
Deklaratën e bëri zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, gjatë një takimi të sotëm me gazetarët.
“Mund t’u them se nuk kemi pasur asnjë bisedë zyrtare rreth kësaj çështjeje”, ka thënë ai, duke shtuar se Rusia nuk është indiferente ndaj politikës së jashtme të Uashingtonit.
Sipas tij, përcjell Panorama, Kremlini monitoron dhe analizon kontaktet ndërkombëtare të mbajtura nga administrata e re në Shtetet e Bashkuara.
“Natyrisht, ne jemi duke vëzhguar nga afër kontaktet ndërkombëtare të Uashingtonit, ne regjistrimin e kontakteve që janë kryer”, tha Peskov, i pyetur pas takimeve të fundit të Trump dhe kontaktet e tij me Japoninë dhe Kinën.
“Natyrisht, analiza e asaj që po ndodh në arenën ndërkombëtare është një pjesë integrale e punës së përditshme që zhvillohet në Moskë”, shtoi Peskov.