Hulumtuesit kanë gjetur se, personat që konsumojnë dardha, kanë 35 për qind më pak shanse të bëhen obez.
Po ashtu thuhet se konsumi i rregullt i dardhës, është i lidhur me kualitet të lartë të dietës.
Dardhat janë “burim i përkryer” me fibra, si dhe të mbushura me vitaminë C, transmeton Telegrafi.
Vetëm një dardhë e vetme, përmban 24 për qind fibra, që janë të rekomandueshme në baza ditore – kurse ka vetëm 100 kalori.
Ky frut nuk ka yndyrë, kolesterol dhe natrium – ndërsa përmban 190 miligram kalium.
Në studimin e botuar në “Nutrition and Food Science”, thuhet se njerëzit që hanë dardha, janë më të shëndetshëm dhe me shumë pak mundësi, të jenë me mbipeshë apo obez.
Pirja e lëngut të dardhës ndihmon gjithashtu edhe në lëvizjen e ushqimit në aparatin tretës. Shërben veçanërisht kundër djegieve të stomakut, dispepsisë, gastriteve, koliteve dhe problemeve të zorrës së trashë.
/Telegrafi/