Site icon Telegrafi

Konsumues të verës së bardhë, keni kujdes! Kjo pije alkoolike priret ta shkaktojë kancerin e lëkurës

Mund të keni menduar se vera është eliksiri i jetës, por e vërteta qëndron se alkooli mund t’i rritë rreziqet e kancereve të caktuara sepse krijon një efekt anësor kancerogjik kur metabolizohet.

Ekspertët nuk e kishin ndërlidhur alkoolin me kancerin e lëkurës deri tani. Një studim i ri, i publikuar në “American Association for Cancer Research”, sugjeron se konsumuesit e rregullt të alkoolit kanë 14 për qind rrezik më të madh të melanomës sesa ata që nuk konsumojnë fare. Gjithashtu, nëse konsumoni 20 ose më shumë gramë alkool në ditë (thuajse një gotë e gjysmë), keni 73 për qind më shumë rrezik të kancerit në lëkurë në zona të cilat nuk janë të ekspozuara ndaj diellit, transmeton Telegrafi.

Lajmet keqësohen nëse vera e bardhë është pija juaj e preferuar alkoolike. Kur hulumtuesit kishin krahasuar rreziqet e melanomës mes konsumuesve të alkoolit, ata kishin zbuluar se konsumuesit e verës së bardhë kishin pasur 13 për qind rrezik më shumë të melanomës, krahasuar me verën e kuqe, birrën ose pijet tjera alkoolike.

Vera e bardhë përmban nivele më të larta të këtij efekti anësor kancerogjen të alkoolit. Antioksidantët që gjenden në verën e kuqe mund t’i largojnë efektet anësore, por shumë pak nga këta antioksidantë gjenden në verën e bardhë. /Telegrafi/

Exit mobile version