Një vajzë në Prishtinë ka shkaktuar dhunë fizike ndaj anëtarëve të familjes së saj.
Policia në dhomën e të dyshuarës ka gjetur dhe konfiskuar një kavanoz me një sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
Rastin e ka lajmëruar në Polici babai i saj.
Të dyshuarës i është ofruar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit e njëjta është liruar në procedurë të rregullt.