Telegrafi

A konsumon lëndë narkotike dhe a e predikon fenë Gresa Behluli? (Video)

Këngëtarja Gresa Behluli ka qenë e ftuara e radhës në intervistën 60 sekondëshe të “Prive”.

Ajo ka treguar se është brune, ndërsa i ka flokët të lyera si bjonde, nuk grindet me mamanë e saj, dhe se nuk do e kishte problem të dashuronte një njeri me kushte të dobëta ekonomike.

Një nga pyetjet më kurioze të intervistës ishte se cila është arsyeja që nuk e bën publik të fejuarin, dhe ajo është përgjigjur: “Privatësia për mua është e shenjtë”.

Ndërsa në pyetjet se a e predikon fenë dhe a konsumon lëndë narkotike? Gresa ka treguar se nuk i bën asnjërën nga këto. /Telegrafi/